Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA YLLIT “ZIKALTËR”/ Antonio Cassano: Godin nuk i bën punë Interit, ja ku qëndron problemi

Tek Interi mbetet e ndezur çështja “Icardi”. Tani, për të këshilluar ish-kapitenin zikaltër, ka menduar një tifoz i madh i Interit, si Antonio Cassano. Ai e ka bërë këtë përmes emisionit “Tiki Taka”, mbrëmjen e së dielës.

Ish-sulmuesi i njohur italian, i lindur në Bari, i sugjeroi Wanda Nara-s për ta bindur Icardin që t’ua qartësojë shokëve të skuadrës, në dhomën e zhveshjes, se çfarë ka ndodhur me të: Mauro duhet të shkojë në dhomën e zhveshjes dhe t’i sqarojë bashkëlojtarët për të mirën e vet, jo të rrijë larg deri në qershor.

E them këtë, sepse tek Interi konstatoj probleme mes lojtarëve. T’i sqarojë të gjithë dhe të shtrëngojë duart me ta. Nisur nga gjesti i Perisic, ka diçka që nuk shkon. Mendoj se Icardi ka probleme me sllavët”.

Cassano, megjithatë, pranon që, nëse do t’ia kishin hequr shiritin e kapitenit si argjentinasit, reagimi i tij do të ishte shumë më i keq se i Icardit: Ka shkaktuar një rrëmujë, por nuk duhet të qëndrojë jashtë skuadrës deri në qershor. Klubi dhe Spalletti nuk janë të çmendur, nuk duan të kenë probleme, mendojnë për të mirën e ekipit. Interi do të luajë për vendin e tretë, ndaj golat e Icardit janë tepër të çmuar për këtë”.

Ish-talenti barez iu sugjeron zikaltërve të mos e blejnë Diego Godin për sezonin e ardhshëm: Interi tashmë ka lojtarë të fortë mbrapa (në mbrojtje). Për të fituar, ju duhet të merrni lojtarë, që bëjnë dallimin në sulm dhe në mesfushë. Rakitic? Eshtë shumë i fortë“.

Së fundi, Cassano minimizon shanset e Juventusit për të bërë përmbysjen ndaj “rojiblanco” në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që e konsideron titullin në Itali një çështje të mbyllur: Kampionati është i gjatë, por Inter dhe Napoli mendojnë për “Europa League”. Juventusi është kampion. Champions-i? Për mua është shumë e vështirë të bësh tre gola ndaj Atletico Madrid“.

Related posts

Perla e Kroos, ja skema që kishin menduar, por …

Sadik.Autor

NUK NDALET MILANI/ Kuqezinjtë shumë pranë SUPER mesfushorit uruguajan

Isa.Autor

EURO 2020/ Bernardeschi zhbllokon sfidën ndaj Lihtenshtejnit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment