Futboll La Liga Sport

GOL DHE NERVOZIZËM/ Uellsiani zemërohet me Solarin dhe dy shokët e ekipit, ja arsyeja

Ka një çështje Gareth Bale tek Reali i Madridit dhe tashmë edhe vetë ylli uellsian as që mundohet ta fshehë më. Pamjet e festimit të golit, duke larguar Lucas Vázquez dhe duke refuzuar përqafimet e shokëve nuk kanë nevojë për koment.

Anësori i Realit është nervoz dhe tashmë as golat e shënuar nuk e bëjnë më të buzëqeshë, ndaj situata është serioze, sipas analizës që bën e përditshmja spanjolle Marca. Kundër Levantes Bale gjuajti penalltinë që vlejti fitoren, por vetëm sepse nuk ishin në fushë Ramos e Benzema.

Së pari, Bale është shumë i zemëruar për shkak të situatës së tij sportive. Ai është kthyer në rezervë dhe nuk e kupton arsyen. Pavarësisht nga statusi i tij, nga emri, paga dhe trofetë në Madrid, Bale është kaluar në hierarki nga Lucas Vázquez e Vinícius. Tre gola nga stoli, pas kthimit nga dëmtimi, por Solari nuk e konsideron gati për formacionin titullar.

Megjithatë, nervozizmi i Bale nuk lidhet vetëm me pjesën sportive, sepse uellsiani është i zemëruar edhe me shokët e ekipit, në mënyrë të veçantë me Courtois e Marcelo. Deklaratat e portierit dhe mbrojtësit kohët e fundit e kanë bezdisur pa masë, pasi Courtois ka thënë se ekipi e thërret Bale-n “golfisti” dhe se Bale nuk shkon në darkat e ekipit “sepse është duke fjetur në atë kohë”, fraza që Bale i konsideron tradhti. Po ashtu, Marcelo ka bërë shaka me problemet që Bale ka me spanjishten (“kur e kam në krah, themi vetëm ‘përshëndetje, mirupafshim'”), ndaj uellsiani është mërzitur shumë, duke e konsideruar veten shënjestër të lehtë për shokët e ekipit dhe për gazetarët.

Bale është i zemëruar edhe për faktin se nuk ndihet i respektuar sa duhet nga mediat në Spanjë. Sulmet ndaj tij janë konstante, aq sa vetë Bale ka thënë: “Nëse dikush tjetër do shënonte gol me roveshatë për të fituar finalen e Champions League numër 13…”.

Gjithsesi, mbi të gjitha Bale kërkon të jetë titullar dhe tre ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për moralin dhe ndoshta edhe të ardhmen e tij. Duelet kundër Barcelonës dhe Ajax-it do të vendosin shumë, gjithçka varet nga Solari.

Related posts

FSHF “GATUAN” NJË TJETËR MANIPULIM/ Gati emërimi i punonjësit të federatës në krye të shoqatës së trajnerëve

Delo.autor

KËRKON PREJ KOHËSH NJË YLL KLASI/ Mourinho gjen zëvendësuesin e Kane, hedh sytë tek sulmuesi i Serie A…

Delo.autor

Trajneri i Italisë pritet të zëvendësojë Donadoni tek Bologna

Sadik.Autor

Leave a Comment