Futboll Seria A Sport

ANALIZON DY EKIPET E MILANOS/ Mancini: “Kuqezinjtë” kanë lojtarë të zotë, Icardi për mua…

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini analizoi dy skuadrat e Milanos në emisionin “Tiki-Taka”, teksa preku edhe çështjen e Icardit dhe ecurinë fantastike të Milanit.

“Milani ka lojtarë të zotë, veçanërisht dy blerjet e janarit (Piatek e Paqueta). Gattuso po ndërton një skuadër të mirë dhe kjo kërkon kohë. Ai e njeh shumë mirë futbollin dhe nuk e di nëse donte të bëhej trajner kur ishte lojtar, por ai e lexon shumë mirë futbollin”, tha Mancini.

“Donnarumma? Është një djalosh i ri dhe është ende duke u rritur, pavarësisht se ka shumë paraqitje në Serie A. Ai ka bërë gjithmonë mirë në kombëtare, por ne nuk kemi problem me portierët. Pas tij kemi Sirigu, Perin dhe Meret”, vijoi më tej italiani.

“Icardi? Nuk kam pasur kurrë probleme me të. Për mua ishte një lojtar vendimtar, i cili mund të jetë i rëndësishëm për historinë e Interit. Më duhej të zgjedhja një kapitën dhe unë zgjodha atë”, tha ish-trajneri zikaltër.

Related posts

Chelsea nuk heq dorë nga Hazard: Belgu është imazhi i fanellës së re

Isa.Autor

Sherr në ”Loro Boriçi”, sharje, shtyrje dhe sende nga tribunat

Sadik.Autor

ÇËSHTJA “SUAREZ” PËR PROVIMIN FALS/ Prokurorët akuzojnë Juventus: Kanë vështirësuar hetimin tonë

Delo.autor

Leave a Comment