Futboll La Liga Sport

PARA “EL CLASICOS”/ Valverde rikuperon një nga shtyllat e ekipit

Samuel Umtiti u rikthye për Barcelona-n në ndeshjen kundër Sevilla, të cilën e fituan në shifrat 2-4, por jo pa vuajtje. Në fund bilanci ishte i mirë, mbrojtësi francez luajti për 90 minuta në një ndeshje të fortë edhe pse në të dy rastet e golave të pësuar mund të bënte më shumë.

Sot, Umtiti është stërvitur normalisht me skuadrën, në seancën post-ndeshje dhe pritet të jetë gati në 100% për ndeshjen e së mërkurën kundër Real Madrid-it për Copa Del Rey.

Mbrojtësi kishte dy muaj që ishte jashtë fushe për shkak të një dëmtimi që mori në gju në sfidën kundër Altetico Madrid, dhe 90 minutat e luajtura këtë fundjavë janë të dhëna pozitive për trajnerin Valverde që mund ta llogarisë titullar për në “El Calsico”.

Related posts

Zbardhet strategjia e Milanit në merkato, ja kriteret që duhet të kenë kandidatët

Sadik.Autor

PORTIERI I POLONISË I HABIT TË GJITHË/ Shikoni çfarë ishte duke konsumuar para sfidës ndaj Spanjës (FOTO)

Delo.autor

E QUAJTËN DËSHTAK/ Shafaqet më në fund TALENTI I DEMBELES tek BARÇA

Isa.Autor

Leave a Comment