Futboll La Liga Sport

LOPETEGUI I “URITUR” PËR SUKSES/ Kemi detyrimin për të fituar gjithçka

Julen Lopetegui dha një intervistë për UEFA-n, në prag të finales së Superkupës Europiane, që do të diskutohet ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit (të mërkurën, ora 21:00, në Talin) dhe tha se ekipi që drejton ka detyrimin për të fituar gjithçka.

Ish-trajneri i Spanjës ishte i kënaqur që ndeshja e tij e parë zyrtare me Real Madridin është një finale. “Kjo është një ndeshje kundër një kundërshtari shumë të fuqishëm dhe të komplikuar, të cilin ne e njohim mirë dhe që është, gjithashtu, një fqinj, – tha trajneri i “Los Blancos” në lidhje me Atlético Madrid. – Ka më shumë presion për shkak se kjo ndeshje është kundër Atletico Madridit, një derbi. Kjo është një finale dhe vlen një titull, çka na detyron dhe na motivon. Ne jemi të detyruar të fitojë gjithçka”.

Në lidhje me përballjen e tij për të fituar një tjetër Champions më shumë, pas tre të tillëve radhazi në epokën “Zidane”, Lopetegui shpjegoi se gjëja më e vështirë është të fitosh përsëri: “Kjo ka të bëjë më së pari me ndërgjegjësimin e kapacitetit kolektiv të ekipit, duke u përpjekur të jesh gjithnjë e më ambicioz. ADN-ja e Real Madridit qëndron në të dy hallkat, lojtarët dhe trajneri”.

I pyetur për ndjenjat e para si trajner i Real Madridit, Lopetegui i quajti shumë të mira: “Klubi na jep të gjitha llojet e objekteve në mënyrë që ne të mund ta zhvillojmë punën tonë në mënyrën më të mirë. Ne që punojmë në këtë klub jemi të privilegjuar”.

Së fundi, trajneri spanjoll përcaktoi filozofinë e tij të të stërviturit dhe çfarë do të jetë këtë sezon Real Madridi: “Ne do të përpiqemi që të jemi një ekip i madh, duke forcuar aspektet kolektive dhe cilësinë individuale, për të mirën e një ideje të përbashkët. Do të punojmë për të pasur një model të qartë dhe të përcaktuar, që rrit të gjitha cilësitë individuale, të cilat, pa asnjë dyshim, lojtarët e Real Madridit i kanë”.

Related posts

STËRVITJE, PISHINË DHE…/ Georgina tregon si nis dita në shtëpinë e tyre

F.autor

KJO NUK PRITEJ/ Liverpuli përballet me Crvenën, futbollisti SERB OFENDON KEQ SHAQIRIN

Isa.Autor

KURSIMI PREJ PANDEMISË/ 9 klube europiane ndajnë çarterin për lojtarët nga Amerika e Jugut

Delo.autor

Leave a Comment