Futboll Sport

TITULLI KAMPION I PARTIZANIT/ Presidenti i FIFA-s bën urimin: Krenarë për këtë arritje të madhe që…

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka përgëzuar Partizanin për fitimin e titullit kampion në Kategorinë Superiore.

Në një mesazht drejtuar FSHF-së, Infantino shkruan se ky sukses vjen si rezultat i përpjekjeve dhe punës të palodhshme të Partizanit, dhe të gjithë ata që janë përfshirë mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe.

Pas plot 26 vitesh pritje, Partizani arriti të shpallej kampion teksa siguroi titullin e 16-të të histori në derbin ndaj Tiranës, të zhvilluar disa javë më parë.

URIMI I PRESIDENTIT TË FIFA-S: 

“U gëzova shumë kur mësova që KF Partizani u kurorëzua kampion i Shqipërisë për sezonin 2018/2019. Më jep kënaqësi të madhe t’i uroj për titullin e parë kampion që nga viti 1993 dhe të 16 në histori.

Ky është padyshim rezultati i përpjekjeve dhe punës të palodhshme, dhe të gjithë ata që janë përfshirë mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Do ju isha mirënjohës nëse ju do t’u përçonit urimet lojtarëve, trajnerit, administratës, stafit teknik dhe mjekësor, ashtu si edhe tifozëve. I nxit ata të vazhdojnë të punojnë me vendosmëri dhe motivim.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, gjej rastin të falënderoj KF Partizanin dhe Federatën tuaj, që ndihmoni në shpërndarjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe mbroni praktikumin e kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve”, shkruhet në letrën e dërguar nga FIFA.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Kapiteni Hysaj: Jemi të gjithë gati si skuadër për të…

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “ANFIELD”/ Liverpool “asist” City, ndal Arsenal. Klopp e Arteta nuk festojnë

F.autor

RINOVOI KONTRATËN ME ATLETICON/ Simeone bëhet ndër trajnerët më të paguar në botë, ja paga astronomike

Delo.autor

Leave a Comment