Futboll Sport

Griezmann tregon se kush është kundërshtari më i fortë që është përballur

Fituesi i Kupës së Botës, Antoine Griezmann, ka treguar se cili ishte kundërshtari i tij më i vështirë deri më tani.

Mesfushori i Ajaxit, i cili do të kalojë te Barcelona në fund të këtij sezoni, Frenkie de Jong, e ka mahnitur sulmuesin e Atletico Madridit.

Griezmann dhe De Jond janë përballur me njëri-tjetrin në kuadër të Ligës së Kombeve. Pra ata janë takuar vetëm dy herë.

“De Jong është kundërshtari më i vështirë që kam luajtur ndaj tij, sepse mundohesha të bëj presion tek ai, por asnjëherë nuk pata sukses”, ka thënë sulmuesi francez.

Griezmann dhe Frenkie de Jong do të kenë mundësinë që të përballen më shpesh, pasi holandezi të kalojë tek kampionët e Spanjës.

 

Related posts

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang barazon shifrat për “Topçinjtë”

Delo.autor

FIRMOSI NË LIGËN E DYTË RUMUNE/ Ja pse sulmuesi Llullaku refuzoi Kukësin

Delo.autor

“ISHTE SHUMË PERFEKT PËR MUA”/ Ish-gruaja e Kaka tregon pse u divorcua nga braziliani: Nuk më tradhtoi kurrë

F.autor

Leave a Comment