Futboll Sport

“ISHTE THJESHT NJË SHPREHJE, PA…”/ ​UEFA hap hetime ndaj Simeones, por jo ndaj Ronaldos

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e ka marrë vendimin për ta hapur një hetim ndaj Diego Simeones, për shkak të mënyrës se si e festoi fitoren e Atletico Madridit ndaj Juventusit, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Simeone kishte bërë me duar drejt organeve gjenitale të tij, përderisa ishte kthyer ka tifozët e klubit, në ‘Wanda Metropolitano’, transmeton Gazeta Express.

Sipas rregullave disiplinore të UEFA-s, ky veprim i Simeones është i papërshtatshëm dhe së shpejti do të merret vendimi për argjentinasin, i cili mund të ndëshkohet me një ose dy ndeshje pezullim.

Simeone kishte kërkuar falje publikisht për veprimin e tij, menjëherë pas ndeshjes.

“Unë nuk jam këtu për të kërkuar arsyetime për veprimet e mia. Dua vetëm t’u kërkoj falje të gjithëve që mund të jenë ofenduar nga veprimi im, pas golit tonë të parë”, kishte thënë Simeone.

“Ishte thjesht një shprehje, pa dyshim një shprehje shumë e keqe, dhe unë e bëra për të treguar se si po ndihesha për futbollistët e mi”.

Ndërsa, UEFA nuk ka hapur procedurë disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos, i cili edhe gjatë ndeshjes, edhe pas saj, ishte tallur me tifozët e Atleticos, duke treguar me gishta të dorës se ai i ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico asnjë.

Related posts

“KA QENË NJË JAVË E VËSHTIRË”/ Gjesti human i trajnerit të Spanjës: Jap dorëheqjen, nëse Luis Enrique dëshiron…

Delo.autor

TRAGJEDI/ 16-vjeçarja franceze bie nga 150 metra gjatë ngjitjes. Ishte duke…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona synon të “rrëmbejë” në Turqi talentin 17-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment