Futboll Sport

“KAM FOLUR ME TË GJITHË PËR…”​/ Sarri ende s’ka vendosur për Kepan: S’duam ta vrasim atë!

Maurizio Sarri e ka paralajmëruar Kepa Arrizabalagan se si mund ta ketë humbur vendin në formacionin e parë të Chelseat, për ndeshjen e së mërkurës kundër Tottenhamit.

Portieri i Chelseat e zemëroi trajnerin e tij dhe e vuri në dyshim autoritetin e Sarrit, kur nuk pranoi të zëvendësohet në fund të pjesës shtesë në finalen e së dielës, transmeton Gazeta Express.

Willy Caballero po priste rreth fushës për të hyrë në lojë, mirëpo ai u detyrua të rrinte në stol edhe për gjuajtjet e penalltive, pasi që Kepa nuk pranoi të zëvendësohet dhe Sarri iu dorëzua portierit të skuadrës së tij.

Kepa nuk arriti ta mbrojë një penallti të gjuajtur keq nga Sergio Aguero dhe Manchester City e fitoi titullin e Carabao Cup, duke fituar 4:3 në gjuajtjet e penalltive, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 0:0.

“Nuk e di, ende nuk kam vendosur [nëse do të luajë ose jo]. Mendoj se është në gjendje të mirë fizike, ai u rikuperua menjëherë dje, por mendoj që është mirë. Do të jetë vendim grupor, i të gjithë lojtarëve”, ka thënë Sarri.

“Kam folur me Kepan, kam folur me të gjithë. Ai i kërkoi falje stafit teknik, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme. Ai u kërkoi falje edhe lojtarëve dhe klubit. Nuk duam ta vrasim. Ishte një keqkuptim i madh”.

“Ishte me të vërtetë një situatë e pazakonshme, kështu që edhe lojtarët mbetën të tronditur. Ishte e pamundur të reagoje menjëherë. Vendimi për ta gjobitur Kepan ishte i klubit. Në këtë klub ka shumë rregulla dhe ai duhet ta pranojë këtë vendim”.

Sarri dhe Kepa kanë insistuar se incidenti kishte ndodhur për shkak të një keqkuptimi. Sipas tyre, Sarri mendonte se Kepa ishte i lënduar, por portieri s’donte të dilte nga loja pasi që ndihej se ishte në gjendje të mirë.

Related posts

SKANDALOZE/ Çmenden SERBËT: MAFIA SHQIPTARE kishte vënë bast për të kuqin e CR7 (FOTO)

Isa.Autor

TEUTA-BEITAR/ Në festë durrsakët, Rubin Hebaj vulos kualifikimin (VIDEO)

Delo.autor

E bujshme/ Gazetari italian “lëshon bombën”, Hysaj ka arritur akordin me PSG-në

Sadik.Autor

Leave a Comment