Futboll Premier League

Rrëfimi shokues: Pashë trajnerin duke kryer marrëdhënie me shokun e ekipit. Më kërcënoi

Në Gjykatën e Liverpoolit vazhdon gjyqi ndaj ish-trajnerit, Barry Bennell, i cili akuzohet për pedofili.

Në seancën e sotme ka dëshmuar dhe ish-futbollisti Martin Clarke. Ai tha sot në gjyq, se njëherë kishte kapur trajnerin Bannell me një shok, duke kryer marrëdhënie në dhomat e zhveshjes.

“Kisha harruar njërën këpucë te dhomat e zhveshjes. U ktheva për ta marrë. Kur u ktheva, pashë trajnerin me një shok të ekipit, duke kryer marrëdhënie. Më tha: ‘Po ti çfarë dreqin bën këtu?’. Iu përgjigja, ‘Ti çfarë dreqin bën këtu?’. Në atë moment më erdhi dhe më kapi në fyt dhe më tha: ‘Nëse tregon gjë për këtë atëherë karriera jote do të marrë fund’, u shpreh Clarke në Gjykatë.

Ndaj Bannellit vijojnë prej kohë gjyqet, pasi ai akuzohet për pedofili dhe krime të tjera seksuale.

Related posts

Can zëvendëson Modricin?

Q.Autor

Pas deklaratës së Ronaldos se i duhet pak kohë për të qartësuar të ardhmen, reagon ashpër Ramos

Sadik.Autor

E KRYER/ Transferim surprizë! Paulo Dibala vendos për të ardhmen, ylli argjentinas i thotë “PO” skuadrës së…

F.autor

Leave a Comment