Futboll Sport

Kroos zbulon arsyen e dështimit të Lopeteguit te Real Madridi

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, beson se ish-trajneri i tij, Julen Lopetegui, ishte njeri i pafat gjatë qëndrimit të tij shumë të shkurtër si trajner te Los Blancos.

“Fillimi i sezonit ishte i vështirë, sepse ne ishim shumë të suksesshëm në sezonet e kaluara, por shumë lojtarë luajtën në Kupën e Botës dhe iu bashkuan ekipit më vonë dhe Lopetegui ishte i pafat”, tha Kroos.

“Ai bëri punë të madhe por nuk kishte aspak fat dhe nëse nuk korr rezultate, atëherë s’është mirë për klubin”, shtoi ai.

Gjermani beson se Real Madridi nën drejtimin e Santiago Solarit është përmirësuar në muajt e fundit.

“Jemi përmirësuar gjatë muajit të fundit dhe tani kemi mundësi të luftojmë për tituj dhe kjo është shenj e mirë”, përfundoi mesfushori.

 

Related posts

Yerry Mina: Ndihem i lumtur në Barcelonë, kam një kontratë me katalanasit dhe dua ta respektoj

Sadik.Autor

NJOFTOI LARGIMIN NGA JUVENTUS/ Veterani Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet. Nis bisedimet me klubin e madh…

Delo.autor

Derbi Italisë/ Shiten të gjitha biletat, arkëtime rekord për Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment