Futboll Sport

PSG SHKËLQEN EDHE PA MBAPPE/ Di Maria e kualifikon në gjysmëfinalet e kupës (VIDEO)

Paris Saint-Germain fiton pa probleme edhe pa Neymar, Cavani dhe Kylian Mbappe. Dy të parët janë të dëmtuar, ndërsa i dyti është lënë pushim nga trajneri Tuchel për çerekfinalen e Kupës së Francës të luajtur dhe të fituar 3-0 në shtëpi kundër Dijon-it.

Parisienët kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale që në pjesën e parë falë dy golave të Angel Di Maria. Argjentinasi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 8-të me një gol të mrekullueshëm dhe ka dyfishuar avantazhin e ekipit të tij në të 28-ën, duke përfituar nga disa gabime të mbrojtjes mike.

Pjesa e dytë ka qenë një formalitet për lojtarët e Thomas Tuchel, të cilët e kanë rrumbullakosur fitoren me Meunier në minutën e 77-të.

 

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN ME “ZIKALTËRIT”/ Lautaro: Ne e dimë që një tjetër ekip ka fituar Skudeton, por Inter…

Delo.autor

Portugalia nuk ndalet, shënon golin e tretë ndaj Algjerisë (VIDEO)

Sadik.Autor

HABIT me deklaratën ish-sulmuesi zikaltër: Në Kinë stërvitesha më shumë se tek Interi

Delo.autor

Leave a Comment