Futboll Ligue 1

PSG: Mbappe nuk ka dëmtim të rëndë, gati për ndeshjen kundër Real Madrid-it

Kylian Mbappe nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe do të jetë gati për ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze, PSG njofton se Kylian Mbappe edhe pas 48 orëve ka dhimbje, por insiston se lojtari nuk ka pësuar traumë.

Mbappe u lëndua në humbjen 2:1 nga Lyon në Ligue 1, ku u detyrua të largohej nga ndeshja.

Fillimisht ishte menduar se ka pësuar traumë në kokë dhe do të mungonte për dy muaj, por kjo nuk do të ndodh, pasi ai ka vetëm mavijosje, ndrydhje.

“Pas 48 orëve Mbappe ende vuan nga dhimbja, ndrydhja. Megjithatë, testet shtesë nuk kanë gjetur dëshmi të lëndimeve traumatike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së.

Mbappe kështu do të jetë gati për dy ndeshjet ndaj Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Related posts

ZGJODHI GJERMANINË PARA ANGLISË/ Talenti i Bayern Munich pas debutimit: Është krenari, u realizua ëndrra…

Delo.autor

PAOK-AEK, presidenti me pistoletë në fushë

Q.Autor

ËSHTË VETËM 19-VJEÇ/ FSHF e injoron, Panathinaikos grumbullon shqiptarin për derbin me Olimpiakos. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment