Futboll Seria A Sport

BARAZIMI NË KUPËN E ITALISË/ Ja numrat e frikshëm të Milanit që ka mbyllur “portën” në 2019

“Shpëtoj vetëm mbrojtjen dhe rezultatin, jo lojën, që nuk më pëlqeu aspak!”. Rino Gattuso, trajneri i Milanit, pas barazimit në gjysmëfinalen e vajtjes në Kupën e Italisë, përballë Lazios, komentoi kështu 0-0 e prodhuar në “Olimpico”.

Një tjetër ndeshje pa pësuar gol: bëhet fjalë për takimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit me rrjetën e paprekur. Një e dhënë e rëndësishme dhe domethënëse, sidomos nëse mendohet se në pjesën e parë të sezonit problemi kryesor i “Djallit” ishte pikërisht ai që pësonte shumë gola.

Numrat e kuqezinjve në repartin difensiv janë vërtetë të pabesueshme: nga janari deri tani, për shembull, Milani ka pësuar vetëm 3 gola.

Në 12 ndeshjet e fundit janë katër gola të pësuar. Pas këtij aspekti, pra repartit të prapavijës solide, qëndron puna e mrekullueshme e Gattusos në Milanello, por edhe rritjan e individëve, në veçanti Romagnoli dhe Gigio Donnarumma,  i cili është kthyer në nivelet e përpara disa sezonesh kur ishte i pakalueshëm.

Milani e nisi shumë fort vitin 2019: në vitin e ri, në fakt, formacioni milanist ka humbur vetëm një herë, pra Superkupën në Xheda kundër Juventusit. Në ndeshjet e tjera të kampionatit dhe Kupës së Italisë, kuqezinjtë nuk janë mundur asnjëherë dhe kanë treguar se janë një ndër ekipet më në formë të momentit.

Në dhjetë ndeshjet e fundit, vetëm katër gola të pësuar ndërsa prej fillimit të dhjetorit, që pas humbjes 3-1 ndaj Olympiacosit në Europa League, janë 9 gola të pësuar, në 17 ndeshje. Pra, 1 gol i pësuar në dy ndeshje.

Në Milanello shpresojnë që ky soliditet të vazhdojë deri në fund për të arritur objektivin e vërtetë sezonal, kualifikimin në Champions.

Related posts

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Flamurtari dhe Besa “zjarr” për Superioren! Një tjetër me Kukësin në “play-out”, Korabi mbijeton

F.autor

‘Shkatërroi’ Chelsea-n në ‘Champions League’, tifozët banderolë madhështorë për Messi-n

Q.Autor

I MUNDI SKOCIA/ Shqipëria vuajti nga krahët, Odise Roshi tregon muskujt në Itali (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment