Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ 85 milionëshi dëshiron të luajë tek Juventusi me CR7

A duhet të largohet nga Manchester United, Romelu Lukaku dhe a e ka identifikuar tashmë destinacionin e tij ideal? Kësaj pyetjeje i jep sot përgjigje tabloidi i njohur britanik, “The Sun”. Opsioni i parë është transferimi te Juventusi. Mundësia për të luajtur me Cristiano Ronaldon është ajo që i vjen një herë në jetë.

Dhe belgu, i cili ka shënuar vetëm dhjetë gola këtë sezon, e sheh veten larg e më larg nga “Djajtë e Kuq”, pas ikjes së trajnerit Jose Mourinho. Pasi në stol erdhi Ole Gunnar Solskjaer, Lukaku e humbi vendin në formacion. Trajneri norvegjez preferon Rashford para tij, sepse pranon ta sakrifikojë veten jashtë pozicionit natyral.

Në rast të “lamtumirës” nga klubi i njohur anglez, shkruan tabloidi i cituar më sipër, që i referohet një burimi brenda “Old Trafford”, destinacioni i preferuar i Lukakut do të ishte Juventusi. Kjo, për shkak se ai është një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos.

Lukaku, i cili gjithashtu i pëlqen Interit, ka shënuar 24 gola në 58 paraqitjet e deritanishme me “Djajtë e Kuq”. Belgu i ka kushtuar 85 milionë euro Manchester United, në verën e vitit 2017. Duket e vështirë, saktëson “The Sun”, që klubi ta shesë për një shifër shumë më të ulët.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Teuta. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Gafa e pabesueshme e Man United, nxjerr në shitje “Lakakun”

Isa.Autor

PLAS TEK INTERI/ Candreva NERVOZOHET dhe GODET ASHPËR 18-vjeçarin në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment