Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA SKUADRA TË MËDHA/ Manchester City “fut hundët” tek objektivi i “Katalanasve”, ja emri i bujshëm

Luka Jovic është kthyer në objektivin e të gjitha skuadrave të mëdha. Teksa fillimisht ishte Barecelona që u raportua se kishte arritur akord me sulmuesin, më pas doli interesi i Real Madrid dhe Chelsea.

Së fundi, “Goal.com” ka bërë me dije se Manchester City po monitoron situatën rreth lojtarit të Eintracht Frankfurt, i cili po shkëlqen këtë sezon dhe nuk e ka ndër mend të ndalet. Pep Guardiola po kërkon që të bëjë dy përforcime për sezonin e ardhshëm: Një sulmues ose mesfushor me tipare sulmuese dhe një mbrojtës të majtë.

Vetëm në kampionatin gjerman ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 5 asist, duke lënë pas vetes Lewandowski-n dhe Reus-in.

Jovic është lojtar i Benfica dhe është dhënë në huazim për dy vite te Frankfrut, që ka të drejtë ta blejë për 6 milionë euro në fund të sezonit dhe pretendon ta shesë për 60 milionë. Ndërkohë Barcelona i ka ofruar deri tani 40 milionë euro dhe priten zhvillime të tjera në këtë drejtim.

Serbi 21-vjeçar u bë lojtari më i ri që shënoi për Partizanin e Beogradit në moshën 16 vjeçare, ndërsa në sezonin e tij të parë në gjermani u bë lojtari më i ri që shënon 5 gola në një ndeshje të vetme.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Policia masa të rrepta në “Loro Boriçi” për ndeshjen, Shqipëri-Skoci

Isa.Autor

“ÇDO DITË KA RASTE TË REJA POZITIVE”/ Conte: Absurde të flasësh për futboll në këtë situatë

Delo.autor

Derbi i Italisë, Juventusi luan titullin, Interi për Championsin, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment