Futboll Seria A Sport

“ZONJA E VJETËR” PA VIJA? Ja si tifozët e Juventusit shtangen nga uniformat për sezonin tjetër (FOTO)

Në rrjet ditët e fundit kanë qarkulluar disa modele të fanellës së Juventusit për sezonin që po vjen, 2019-2020.

Ajo që vihet re është se asnjë fanellë nuk ka vijat bardhezi që jemi mësuar të shohim ndër vite në fanellat tradicionale të kampionëve të Italisë.

Në disa modele ka madje edhe ngjyra të kuqe apo disa fanella të kamufluara që për hir të së vërtetës nuk pëlqehen nga tifozët juventin. Këta të fundit janë shtangur nga këto modele dhe kanë shpërthyer në komente negative.

Këto foto kanë qarkulluar në profilin e “Tëitter”, La Maglia Bianconera”. Mbetet të shohim nëse do të jetë një prej këtyre, modeli i fanellës së ardhshme, apo janë thjesht modele virtualen që qarkullojnë në rrjet.

 

 

Related posts

E PABESUESHME/ Del raporti që zbulon ARSYET pse RONALDO braktisi REALIN

Isa.Autor

Nis kampionati botëror/ KOSOVA sfidon SUPERFUQITË për medalje në XHUDO

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Priten 22 mijë tifozë ndaj Francës, ja axhenda për sfidën ndaj “Gjelave”

Delo.autor

Leave a Comment