Futboll Sport

Nuk kanë fund problemet për Kaçen, Panathinaikos në telashe

Kalvari i problemeve nuk ka fund për Ergys Kaçen. Prej disa vitesh mesfushori nga Korça që luan për Shqipërinë vuan prej problemeve të ndryshme. Ai u largua nga PAOK-u si i huazuar te Viktoria Plzen në Çeki, por aty nuk i shkoi asgjë sipas parashikimeve. Rikthimi në Selanik nuk ishte i suksesshëm, ndërsa në janar ai u transferua në formë huazimi në Athinë te Panathinaikos.

Klubi i kryeqytetit helen është në telashe të mëdha për shkak të problemeve ekonomike që e kanë përfshirë gjatë viteve të fundit, kështu që ai që e pëson është mesfushori shqiptar Ergys Kaçe. Ky i fundit duket se është jashtë objektivave të klubit, jo për shkak të aftësive fizike apo teknike të tij, por për arsyet ekonomike të helenëve.

Mediat greke sot kanë shkruar se një mosmarrëveshje ekonomike mes presidentit të PAOK-ut dhe atij të Panathinaikos do të sjellë një ndryshim kursi për mesfushorin e Shqipërisë, i cili është i dhënë huazim nga skuadra bardhezi e Selanikut.

Klubi i Panathinaikos duhet t’i paguajë lojtarit 30 mijë euro brenda datës 30 qershor që të arrihet rinovimi mes palëve për sezonin e ardhshëm. Por, gjasat janë që palët nuk do të kenë një akord mes tyre.

Related posts

Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic

Q.Autor

THUAJSE E KRYER/ Lojtari largohet nga Inter pas 4 sezonesh dhe do firmosë me klubin tjetër të Serisë A

Delo.autor

“VESI VDES ME SHPIRTIN”/ Salihi vazhdon avazin e vjetër, shënon dopietë në AUSTRI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment