Futboll Seria A

Pakt me “Djallin”, ish-sulmuesi i Milanit kërkon ndihmë nga shokët

Gjatë janarit është folur shumë për një rikthim në Milano, por këtë herë për të interesohej Interi në kërkim të një alternative të vlefshme për krahët e sulmit.

Pasditen e djeshme, emri i Geri Deulofeut doli përsëri në skenë, por këtë herë për një mundësi transferimi te Milanit.

Spanjolli luajti sezonin e kaluar me kuqezinjtë duke rënë në sy për paraqitjet e tij pozitive, çka detyroi Barcelonën të ushtronte të drejtën e riblerjes së lojtarit për 12 milionë euro.

Në pjesën e parë të sezonit, sulmuesi nuk ka gjetur hapësira në Katalunjë dhe dëshira për të shkuar në Botëror bën që ai të kërkojë një skuadër, ku mund të ketë më shumë minutazh.

Sipas mediave italiane është vetë Deulofeu nismëtari për një aventurë të dytë kuqezi duke qenë se ka kontaktuar shokët e tij te Milani dhe u ka shprehur hapur mallin për Serinë A.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Messi del nga vetja, shkëmben puthje të zjarrta me… (VIDEO)

Delo.autor

1 GOL NË 44 NDESHJE ME MILAN/ Paqueta transferohet te Lyon, ja detajet e akordit

Delo.autor

PARTIZANI PREZANTON TRAJNERIN E RI/ Lerda: Skuadër dinjitoze për Champions, me shqiptarët…

Delo.autor

Leave a Comment