Futboll

Spaleti tregohet i sinqertë: Kaq janë mundësitë tona, s’kemi cilësitë e Napolit

Pragmatist, por ndoshta edhe më shumë i drejtpërdrejtë sesa indirekt, duke i lëshuar një apel të hapur drejtuesve të klubit të tij. Absolutisht i lumtur, madje shumë nervoz, por për Luçiano Spaletin, barazimi i “San Siros” kundër Napolit duhet parë si një fitore, edhe pse shumë tifozë apo “bosët” e skuadrës, madje edhe ndonjë lojtar, nuk do të jetë aspak dakord me të.

“Nuk desha të flas për titull apo gjëra të tilla që në fillim të sezonit sepse unë jam me këmbë në tokë dhe faktet po e tregojnë. Ky Inter nuk ka të gjitha ato cilësi si thuhen, apo reklamohen.

Kemi kaluar një periudhë zhgënjyese, me ndeshje të dobëta, por në të njëjtën kohë nuk kemi luajtur as një futboll madhështor, pikërisht sepse nuk kemi ato cilësi që të gjithë na thonë. Që të luash në gjysmëfushën e skuadrës kundërshtare, t’i dominosh dhe të tentosh t’i nënshtrosh, duhet të jesh i sigurt se prapa ke një prapavijë që të siguron qetësi. Nëse ke cilësi të mjaftojnë dy prekje topi që të rrezikosh kundërshtarin…

Por për sa i përket cilësisë, Napoli po që ka lojtarë fenomenalë, ndërsa ne… Më vjen keq… Nuk kemi cilësitë e Napolit, prandaj ky barazim mund të quhet shumë pozitiv për ne, – vazhdon Spaleti, dukshëm i nervozuar.

– Ndeshja gjithsesi spektakolare? Për mua jo… Mund të ketë qenë një paraqitje e mirë, por nuk kam dëgjuar kurrë për një barazim 0-0 spektakolar, me përjashtim të faktit që ndeshje mund të ketë pasur 10 goditje shtylle dhe 18 pritje vendimtare të ndonjë portieri. Mund të them se zotëria jonë ishte në faktin që u treguam të duruar, nuk e vuajtëm shumë një Napoli, që detyron edhe shumë skuadra në Europë, që t’i luajnë në mbrojtje.

Prandaj, mund të jemi të kënaqur sepse me njerëzit që kam në dispozicion, nuk mund të bënim më shumë se kaq. Milani i afrohet zonës Champions? Unë di të them që deri në këtë pjesë të sezonit kemi bërë ndeshje ku kemi kontrolluar ne lojën dhe të tjera kur jemi tërhequr, u kemi lënë topin të tjerëve, por kemi pasur raste që edhe kemi fituar. Gjithsesi, unë, edhe pse jetoj çdo ditë me këtë skuadër nuk e di sesi do të përfundojë ndeshja e radhës, jo më fundi i sezonit”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

 

 

 

 

Related posts

PRISHET AUTOBUSI I LIVERPOOL/ Ja çfarë i ndodhi gjatë rrugës në Madrid (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Kryengritje tek Barcelona, pas Messit një tjetër futbollist kërkon largimin. Ja emri…

Delo.autor

Nis sot Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018”, sa përfitojnë shqiptarët?

Sadik.Autor

Leave a Comment