Futboll Seria A Sport

E KËRKOJNË SHUMË EKIPE/ Mbrojtësi i Genoas: CR7 është një nga më të mirët, por ai…

Cristian Romero, mbrojtësi i Genoas, ka dëshirë që të bëhet një lojtar i madh. Emri i argjentinasit është përmendur shpesh në merkato dhe është një nga objektivat e Juventus-it për verën e ardhshme.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për zëra, por përshtypja është se Romero mund të përmirësohet ndjeshëm deri në qershor dhe të kërkojë një kontratë të rëndësishme.

21-vjeçari u transferua verën e kaluar te Genoa për 1.700.000 euro, duke ia falur 15% që i takonte klubit të Cordoba-s, vendlindja e tij. Nga ai moment ai ka filluar të rritet dhe të tërheqë vëmendjen pas debutimit në Serie A pikërisht kundër Juventusit të Cristiano Ronaldos.

Argjentinasi ka folur pikërisht për portugezin në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”: “Unë jam i qetë dhe kur luaj nuk mendoj për kundërshtarin që kam përpara, e njëjta gjë ka ndodhur edhe kundër Cristiano-s”, ka thënë Romero.

“Ronaldo është një nga më të mirët në botë, Dybala është shumë i fortë dhe Juventus është një skuadër e madhe. Gjithsesi, unë mendoj vetëm që të jap maksimumin në fushë. Belotti është ai që më ka vënë më shumë në vështirësi: lëviz shumë dhe është i fuqishëm fizikisht”.

Related posts

“KAM VETËM NJË PAKËNAQËSI NDAJ EKIPIT”/ Egbo pas fitores ndaj Kukësit: Fillimi i mbarë gjysma e punës…

Delo.autor

Real Madrid i gatshëm për shërbimet e sulmuesit anglez, Harry Kane

Q.Autor

E PABESUESHME/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut tregon klas në kampionatin zviceran dhe ndëshkon Vaduz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment