Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Allegri gati të ofrojë Douglas Costa për yllin e Manchester Cityt…

Juventus është duke përgatitur ofertën për yllin e Manchester City-t Riyad Mahrez.

Mesfushori anësor ka nisur vetëm 11 ndeshje si titullar këtë sezon pas transferimit 70 mln euro nga Leicester City korrikun e kaluar.

Algjeriani Mahrez ka ndihmuar skuadrën e Pep Guardiola-s të fitojë Carabao Cup dhe është në garë për të gjithë trofetë e tjerë.

Herën e fundit që ai ka luajtur 90 minuta të plota ka qenë në javën e parë të dhjetorit në fitoren 2-1 ndaj Watford.

Guardiola madje është detyruar t’i kërkojë falje lojtarit për shkak se e ka aktivizuar kaq pak: “Ai është një lojtar me të cilin jemi shumë të kënaqur, por nuk mund t’i jap minutat që ai meriton. Kërkoj falje.”

Kampionët e Serie A donin Mahrez që dy vite më parë, kur ai ishte akoma te Leicester.

Raportet nga Italia sugjerojnë se Juve do të mundohet përsëri të marrë shërbimet e Mahrez.

Thuhet se klubi italian ka në plan të ofrojë Douglas Costa si pjesë shkëmbimi.

Related posts

Manchester United shfaq interes për yllin e Chelseat

Sadik.Autor

TALENTI PREMTUES/ Panucci nuk e aktivizioi, Alban Bushi “rrëmben” sulmuesin

Isa.Autor

TRIUMFUAN NË DERBIN E MADONINËS/ Milan merr revanshin edhe në rrjetet sociale: Në qytet ka vetëm një mbret…

Delo.autor

Leave a Comment