Futboll Premier League

Chelsea humbet dy spanjollë për gjysmëfinalen kundër Arsenal…

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, nuk do të ketë në dispozicion futbollistët spanjollë Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Ligës së Anglisë, “Carabao Cup”, e cila do të luhet të mërkurën në mbrëmje kundër Arsenal.

Morata nuk do të jetë i pranishëm në “Emirates Stadium” si pasojë e një problemi në shpinë, ndërsa Fabregas ende nuk është riaftësuar pas një tërheqje muskulore.

Conte said Morata (left) will be absent because of a back injury and Fabregas (right) is also out

“Morata dhe Fabregas nuk do të luajnë kundër Arsenal dhe mua më duhet të bëj zgjedhje të tjera, –  deklaroi Conte. – Kam edhe një natë kohë përpara se të vendos formacionin.

Famitërisht, Andreas Christensen është në dispozicion pasi është stërvitur me grupin.” Ndeshja e parë në “Stamford Bridge” u mbyll 0-0. Skuadra që kualifikohet fiton të drejtën për të luajtur në finalen e “Wembley”, në fund të shkurtit.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Publikohen çmimet e biletave për tifozët, ja sa kushtojnë

Delo.autor

MOMENTI I ARRESTIT KARDIAK TË ERIKSEN/ Rrëfen arbitri i sfidës Danimarkë-Finlandë: Ja kush ishin heronjtë e vërtetë

Delo.autor

ATHLETIC BILBAO-BARCELONA/ Trajneri Koeman i beson dyshes së sulmit Messi-Griezmann (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment