Futboll Sport

Përcaktohet kundërshtari i Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit

Do jetë Barcelona-Valencia finalja e Kupës së Mbretit që do të zhvillohet në 25 maj në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevilla.

Real Betis humbi mundësinë për të qenë prezente në finalen që do të zhvillohet në shtëpinë e saj.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Valencia triumfoi 1-0 në “Mestalla” me një gol të sulmuesit Rodrigo në minutën e 56-të dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 eliminoi Real Betis dhe shkoi për herë të 17-të në finalen e Kupës së Mbretit, aty ku mungonte që nga sezoni 2007-2008 kur mposhti 3-1 Getafen duke fituar trofeun.

Tashmë skuadra e Marcelino Garcia Torral do të ketë përballë Barcelonën, në një finale shumë të vështirë, por në të cilën, Los Che do të bëjnë maksimumin për ta fituar.

Related posts

NIS AVENTURËN E RE/ Morata finalizon transferimin tek Atletico, ja kushtet e çuditshme…

Delo.autor

HISTORIA INTERESANTE E CHIELLINIT/ I diplomuar me medalje dhe një futbollist që dashuron basketbollin

Delo.autor

STATISTIKAT/ Përsëri i jashtëzakonshëm me Romën, shikoni vlerësimet për Marash Kumbullën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment