Futboll La Liga Sport

POLEMIKA DHE DYSHIME NË SPANJË/ Ndryshohet papritur arbitri i “El Clasico”-s, ja arsyeja

As La Liga nuk mund t’i shpëtojë kulturës së dyshimit. Përdorimi i VAR-it ka krijuar më shumë polemika se ka ofruar zgjidhje dhe arbitrat akuzohen vazhdimisht për favorizime ndaj skuadrave të ndryshme. Gjithsesi, 15 nga 20 skuadra të kampionatit spanjoll janë në një mendje: nëse i duhet bërë një favor dikujt, i bëhet Real-it.

Për këtë arsye, është shumë e kuptueshme që një ndryshim i papritur i arbitrit për “Clasico”-n që do të luhet këtë fundjavë në La Liga të ketë shtuar dyshimet. Siç ka bërë të ditur “Sport”, arbitri kryesor nuk do të jetë Alejandro Hernández Hernández, i ndalur nga një dëmtim.

Vendin e tij do ta marrë Undiano Mallenco, i cili është shumë afër pensionit. Ku është problemi? Te fakti se, sipas gazetës katalanase, nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmtimin e pësuar nga Hernandez dhe për kohën e rikuperimit.

“Sport” ka vënë në dukje se  kjo lëvizje ka ardhur menjëherë pas eliminimit të Real Madrid në Kupën e Mbretit dhe në një ndeshje që mund të nxjerrë përfundimisht “Los Blancos” nga gara për titullin në La Liga. Me pak fjalë, arsyet për të dyshuar nuk mungojnë. Veçanërisht nëse i hidhet një sy punës së Undiano Mallenco në të kaluarën.

Ai ka qenë arbitri i finales së famshme të Kupës së Mbretit të fituar nga Real Madrid-i kundër Barcelona-s në 2011-ën, me katalanasit që janë ankuar për gjykimin e tij pas ndeshjes. Nuk mbaron me kaq, sepse jo vetëm që katalanasit do të kenë në fushë një arbitër që nuk e duan, por kanë humbur një gjyqtar që njihet si anti-Real dhe anti-Sergio Ramos.

Hernández Hernández, në fakt, është kritikuar nga “Los Blancos” pas përballjeve të fundit Real-Barça të drejtuara nga ai, duke parë se ka ndëshkuar dy herë radhazi më karton të kuq kapitenin e madrilenëve. Antipatia ndaj arbitrit është aq e madhe, sa edhe kanali televiziv i Real-it e ka sulmuar atë. Kështu, dyshimi mbetet.

Related posts

Sergio Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Q.Autor

NEYMAR vazhdon simulimet/ Shikoni reagimin EPIK të mbrojtësit amerikan (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Ja çfarë i tha Shaqirit pas dy golave ylli i Liverpoolit…VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment