Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA DERBIT KRYEQYTETAS/ Zbuloni 10 arsyet pse fiton Partizani

Dhjetë arsyet pse Partizani fiton derbin: 

1) Ka skuadër më të kompletuar se Tirana.

2) Ka mbrojtje më të konsoliduar.

3) Ka më shumë balanca si skuadër.

4) Di ta përmbysë një derbi. Të fundit e fitoi pikërisht kështu…

5) Është i çliruar psikologjikisht pas një dominimi absolut 5-vjeçar.

6) Shënon pak, por shënon thuajse gjithnjë. Janë vështirësisht të lexueshëm në fazën sulmuese.

7) Ka më shumë alternativa në stol dhe i ka më cilësore sesa Tirana.

8) Është skuadër në rritje dhe di të përballojë si duhet kundërshtarin kur i bëjnë presion të vazhdueshëm.

9) Ka një trajner, që përveçse është i zoti në punën e tij, nuk e vendos kurrë ekipin nën presion.

10) Është një skuadër që sakrifikon shumë në ndeshjet e mëdha dhe arrin të japë maksimumin kur i duhet patjetër të fitojë.

Related posts

Verratti i pasigurt për të ardhmen e tij: Ndihet i lumtur te PSG, por joshet nga Barça

Q.Autor

FINALJA/ Sevilla ngre TROFEUN e EUROPA LEAGUE…sërish! Interi i pafat e “pëson” nga autogoli

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Pogba i ka thënë “po” Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment