Futboll La Liga Sport

ZBULON “TË PAPREKSHMIN”/ Simeone thur elozhe: Gjithçka varet nga ty…

Ardhja e sulmuesit spanjoll Alvaro Morata te skuadra e Atletico Madrid ka rikthyer buzëqeshjen te trajneri Diego Simeone. Ai e konsideron sulmuesin si një forcë të madhe të skuadrës “colchoneros”. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Simeone e ka karikuar shumë sulmuesin, duke i thënë fjalë të mira.

“Alvaro, varemi nga ty”, është një nga frazat që trajneri argjentinas përsërit më së shumti gjatë stërvitjes. Duket se Simeone i beson shumë sulmuesit që erdhi në merkaton e janarit nga Chelsea, që i ka dhënë më shumë alternativa në sulm skuadrës së Atletico.

Trajneri argjentinas kërkon të përfshijë sa më shumë Morata te skuadra “colchoneros”, që është në garë si për titullin kampion në La Liga ashtu dhe në Champions League. Këto fjalë duket se i kanë dhënë më shumë besim Alvaro Morata, që është gati t’ia shpërblejë besimin trajnerit me gola.

Related posts

“NUK DORËZOHEM, DO TË…”/ Legjenda Pellissier ringjall klubin italian me emër tjetër pas zhdukjes

Delo.autor

NDIZET LA LIGA/ Valencia – Atletico Madrid është sfidë pretendentësh mes dy skuadrave…

Isa.Autor

TURQIA RREZIKON PËRJASHTIMIN/ Ja skenari që e çon Shqipërinë në Europian

Delo.autor

Leave a Comment