Futboll Kategoria Superiore Sport

MUNGESA NË DERBI/ Trashi: Iu luta gjyqtarit për kartonin, Idrizaj zëvendësuesi…

Lorenc Trashi do të jetë mungesa e madhe e Partizanit në derbin e sotëm ndaj Tiranës. Në prononcimin para ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, futbollisti gramshiot u shpreh:

Çfarë i the gjyqtarit në ndeshjen Flamurtar-Partizani?

Mungesa e derbit nuk do ndonjë koment. I jam lutur aq shumë arbitrit në ndeshjen ndaj Flamurtarit, sa nuk i jam lutur njeriu tjetër. Kjo ndeshje ka presion nga çdo lojtarë. Pavarësisht se i shmangen pyetjeve. Tirana po kalon një moment të mirë. Derbi të motivon vetë. Do jetë një ndeshje shumë e luftuar.

Edhe s’mund t’i bashkohem mendimit se faulli në minutën e 13-të ishte karton i verdhë. Janë disa emocione të papërshkrueshme. Çdo njeri do ta bënte atë veprim.

Pse duhet të sajohet Partizani në krahun e majtë. Pse nuk ka zëvendësues natyral?

Unë mendoj, që ndryshe nga vitet e tjera, ky është viti më stabël. Kam luajtur të gjitha ndeshjet si mbrojtës i majtë. Mendoj që Idrizi e bën shumë mirë mbrojtësin e majtë. Ju e shikoni më mirë ndeshjen. Idrizi më zëvendëson shumë mirë.

Duhet të kesh kujdes me kartonat…

Problemet e mija më kanë penalizuar. Me Skënderbeun nuk luajta, u mundëm 2-0. Kam reflektuar dhe kam mësuar nga gabimet e mija. Kisha shumë ndeshje që isha me kartona. Në fushë më shumë mendoja për kartonin se për ndërhyrjen ndaj kundështarin. Për ne janë të gjitha finale. Nuk kemi çfarë të bëjmë.

Related posts

Ka dëshirë, por jo gola në Laç. Kualifikimi vendoset në Kukës

Sadik.Autor

LEWANDOWSKI NË TELASHE/ Polonia mund ta gjobisë për fshehje të ardhurash. Ja shkaku dhe detajet

Delo.autor

E BUJSHME/ Chelsea ka Thomas Strakoshën si objektiv primar për portën

Delo.autor

Leave a Comment