Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Partizani: Derbi i dhuratave, ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”

E gjithë vëmendja e futbollit shqiptar është në derbin e kryeqytetit. Luhet Tirana-Partizani. Një ndër përballjet më të zjarrta të Kategorisë Superiore që ka dhuruar gjithmonë spektakël në fushë dhe jashtë saj.

Nëse fiton Tirana, do të ishte dhurata më e bukur e viteve të fundit për tifozët e saj. Fiton një derbi pas pesë vitesh, i prish punë Partizanit në rrugën për titull dhe më pas ngrohen xhepat edhe nga shpërblimi i premtuar i presidentit. Jo vetëm kaq, por një fitore në derbi mund t’i katapultonte bardheblutë fuqishëm për një vend në Europë edhe nëpërmjet kampionatit.

Do të ishte pa dyshim edhe një gëzim i madh për popullin bardheblu, që prej kohësh ka pasur një raport të tensionuar me presidentin Refik Halili. Një fitore, pra, që mund të sheshonte shumë gjëra dhe të ishte një pikënisje e një raporti krejt tjetër në të ardhmen.

Fitorja në derbi për Partizanin do të ishte “dhurata” e parë e rëndësishme për 2019-ën. Përveç kësaj, tri pikë në ndeshjen e sotme për “demat” do të përkthehej edhe si një siguri më shumë për “dhuratën” e madhe, atë që e presin prej 25 vitesh: titullin kampion.

TIRANA – PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”. Partizani luan topin e parë nga qendra.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Osasuna-Barcelona, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

E BUJSHME/ Arabia Saudite nuk lejon tifozët, Superkupa e Spanjës ndryshon destinacion. Ja ku do të zhvillohet…

Delo.autor

DËSHTON TRANSFERIMI/ CANDREVA nuk dëshiron t’i bashkohet MONACOS

Isa.Autor

Leave a Comment