Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ BOURNEMOUTHIT/ Guardiola: Kemi bërë një nga ndeshjet më të mira, ata ishin të…

“Kemi bërë një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni”. Ka qenë kjo deklarata e trajnerit Pep Guardiola pas fitores 1-0 që Manchester City arriti sot në fushën e Bournemouth, sukses që i dha 3 pikët skuadrës kampione të Premier League. Sukses që rikthen “qytetarët” në krye të renditjes, në pritje që Liverpool të bëjë nesër ndaj Everton, në derbi, ndonjë hap fals.

“Ata ishin të organizuar shumë mirë dhe nuk ishte e lehtë të shënoje. Ndërkohë që ne mbrojtëm në mënyrë të shkëlqyer, çka e konfirmon fakti se rivalët nuk gjuajtën asnjëherë në portën tonë. Vërtet krijuam pak raste për gol, por njerëzit duhet të kuptojnë se ishte shumë e vështirë të afroheshe në portën kundërshtare”, tha Guardiola.

“Bournemouth mbrohej me 11 lojtarë, ndaj duhej qetësi deri në fund. Falënderoj skuadrën që besoi deri në fund dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë këtë sezon, kjo skuadër meriton përgëzime pafund. Shumë lojtarë nuk ishin në formën optimale e megjithatë ata luajtën deri në fund dhe morëm 3 pikë të arta”, u shpreh Guardiola.

Related posts

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ HUNGARISË/ Gjimshiti pas operacionit: Sonte do të bëj tifo nga shtëpia dhe… (FOTO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, përcaktohen çiftet

F.autor

RRËFEHET DESCHAMPS/ Atë që më tha Pavard, i sugjerova të mos ia thotë mediave

Isa.Autor

Leave a Comment