Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Real Madridi vijon fundosjen, Barcelona nuk njeh kundërshtarë

Barcelona ka mundur dy herë Real Madrid-in në harkun e katër ditëve. Pasi i ka eliminuar “Los Blancos” në Kupën e Mbretit, skuadra e Valverde i ka nxjerrë edhe jashtë luftës për titull në La Liga pas fitores 1-0 të marrë mbrëmjen e sotme në “Bernabeu”.

Madrilenët kanë luftuar deri në fund, edhe duke përdorur bërrylat (Ramos kundër Messi-t), kanë shkuar disa herë afër golit me Vinicius, edhe sot më i miri në fushë për Real-in, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen e radhës.

Një gol i Rakitic (26′) i ka mjaftuar miqve që të largohen fitimtarë nga “Santiago Bernabeu” dhe të shkojnë 12 pikë larg “merengues” në renditje, ku kryesojnë me 60 pikë. Nuk mbaron me kaq, sepse kjo ka qenë një fitore historike për katalanasit në ndeshjet e luajtura kundër Real Madrid.

Ky ka qenë “Clasico” numër 242 mes dy gjigantëve të Spanjës dhe Barcelona, për herë të parë në 87 vite, ka parakaluar rivalët e përjetshëm në përballjet direkte të zhvilluara në të gjitha kompeticionet: 96 fitore për katalanasit, 95 për madrilenët, 51 barazimet. “Clasico” i parë është luajtur në 31 janarin e vitit 1932 dhe është fitua 2-0 nga Real Madrid.

Gjithashtu, Barcelona ka shënuar në 23 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Real Madrid në La Liga, ecuria më e mirë për një ekip në historinë e “Klasikeve” të zhvilluara në këtë kompeticion.

 

Related posts

MERAKATO E JANARIT/ Kampionët e Anglisë ofrojnë sulmuesin Origi për objektivin e Milan…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Njihuni me talentin nga Tropoja që do të përfaqësojë Kosovën

Delo.autor

PRAPASKENAT/ A do largohet Lewandowski nga Bayern? Nagelsmann sqaron situatën

F.autor

Leave a Comment