Futboll La Liga Sport

NË KËRKIM TË VIJIMËSISË POZITIVE/ Coutinho del në shitje, ja çmimi që fikson Barcelona

Philippe Coutinho nuk është më i pashitshëm. Fantazisti Brazilian pas impaktit pozitiv të sezonit të kaluar, këtë edicion po has vështirësi në gjetjen e një vijimësie pozitive në rendiment me Barcelonën. Aq sa sikurse mësohet nga burimet pranë klubit blaugrana, ai nuk konsiderohet më një futbollist i pashitshëm.

Përkundrazi, sikurse raporton “Mirror”, klubi katalanas ka përcaktuar tashmë një çmim për shitjen e ish-yllit të Liverpool.

Klubi i interesuar për brazilianin do të mund të sigurojë shërbimet e tij nëse do të derdhë në arkën e Barcelonës shumën prej 100 miionë euro. Një shifër inferiore nga ajo e paguar prej katalanasve për blerjen e Coutinho nga Liverpool.

Pretendimet financiare të klubit blaugrana në këmbim të kartonit të brazilianit, janë ulur konsiderueshëm javët e fundit, çka është një sinjal i qartë se Coutinho mund të largohet nga Barcelona që në merkaton e verës. Të interesuar për brazilianin janë një seri klubesh europiane, mes të cilave, Chelsea, Manchester United e PSG.

Related posts

FINALIZOI KALIMIN TEK “ZIKALTËRIT”/ Prezantohet Diego Godin: Ja pse zgjodha Interin

Delo.autor

ALAVES-REAL MADRID/ Klasi i përjetshëm, shijoni “MAGJINË” e dhuruar nga super ylli Modric (VIDEO)

Delo.autor

U TRANSFERUA ME BEJË NË “BERNABEU”/ Reali nxjerr në ankand Jovic, kërkon ta shes në Premier tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment