Futboll Premier League Sport

BARAZIM NË DERBI/ Të besuarit e Kloppit ndalen nga Evertoni dhe humb kreun në Premier

Liverpool ka humbur kreun e renditjes së Premier League pas barazimit 0-0 ndaj Everton në derbi.

Skuadra e Jurgen Klopp ka disa javë që po shfaq një formë të dobët, me katër barazime në gjashtë ndeshjet e fundit.

Rezultate që kanë fshirë avantazhin e krijuar ndaj Manchester City-t, dhe si pasojë The Reds kanë zbritur në vendin e dytë me një pikë më pak se Citizens.

Ishte Liverpool ekipi që dominoi ndeshjen duke mos lejuar vendasit të hynin në lojë dhe e vetmja gjë që mund të bënte Everton ishte të mbrohej me sa më shumë forca.

Megjithatë, sulmuesit e Liverpool nuk ishin në një ditë të mirë, me Salah që shpërdoroi dy-tre mundësi të mira, po ashtu edhe Mane ka gabuar shumë deri kur u zëvendësua nga Lallana.

Mungesa e Roberto Firmino-s bie në sy, pasi mungon lojtari që i krijon hapësira dy anësorëve të shpejtë. Braziliani u fut në pjesën e dytë, por nuk kishte asnjë ndikim.

Related posts

DASHURIA MBI GJITHÇKA/ Kevin Trapp ka një arsye të fortë që nuk e shet…në Paris (VIDEO)

Isa.Autor

ANALIZA/ Milan mban lart nderin e Italisë, vetëm Real Madrid dhe Barcelona më mirë se “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Bomba nga Spanja: Real Madrid “rrëmben” yllin e milanezëve

Isa.Autor

Leave a Comment