Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME FLAMURTARIN/ Trajneri Devolli: Kishim një “mal” për të ngjitur, më pëlqeu…

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, është shprehur i kënaqur për pikën e marrë në fushën e Flamurtarit pasditen e sotme.

“Jo çdo ekip e ka të lehtë të luajë në fushën e Flamurtarit, që ka një trajner të madh në stol, ndoshta më i miri i kampionatit shqiptar. E dinim se kishim një mal për të ngjitur dhe e nisëm keq, duke pësuar gol”, ka thënë Devolli.

“Megjithatë, më pëlqeu dëshira e ekipit për të reaguar. Këta djem dinë të luajnë futboll, e treguan edhe në pjesën e dytë. Me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen. Jam i kënaqur, sepse kemi marrë një pikë me shumë vlera ndaj një rivali shumë të vështirë”.

Related posts

MIQËSORE/ Laçi “tërmet” 7 ballë Strugës, shkëlqen blerja e re me një dopietë

Delo.autor

NË PRITJE TË KALIMIT/ “Duam dhe ne para”, në Poloni ngrenë “zërin” për transferimin Piatek – Milan

Delo.autor

ZYRTARE/ Ecuria negative rezulton fatale, klubi britanik shkarkon ish-trajnerin e Lorik Canës

F.autor

Leave a Comment