Futboll Ligue 1 Sport

KAMPIONI I BOTËS FUTET NË HISTORI/ Neymar: Unë e quaj “djali i artë”, do të bëhet…

Ylli i PSG, Kylian Mbappe, do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, sipas Neymar. Talenti francez ka shkëlqyer që nga transferimi te PSG në vitin 2017, pasi fitoi titullin me Monaco. 20-vjeçari ka shënuar 50 gola në të gjitha garat me PSG.

Mbappe tashmë ka një medalje të Kupës së Botës dhe dy tituj të Ligue 1 nën emrin e tij, si dhe “Coupe de France” e “Coupe de la Ligue”. Neymar, i cili po shërohet nga një lëndim në shputën e këmbës, e falënderoi bashkëlojtarin e vet. “Marrëdhënia që kam me të është më e mira e mundshme, brenda dhe jashtë fushës, – tha Neymar për transmetuesin brazilian, “Globo”.

Unë e quaj atë “djali i artë”. Ai është një djalë, për të cilin kam dashuri shumë të veçantë, që do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Përpiqem ta ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për çdo gjë që ndeshim në stërvitje, ose në lojë, unë bisedoj me të, ose ai vjen për të folur me mua. Eshtë sikur të jemi vëllezër. Ne nuk e kemi zili njëri-tjetrin”. Vlerësimi i Neymar për Mbappe vjen pas komenteve në lidhje me të ardhmen e tij, diçka që dhe për atë vetë mbetet e pasigurt: Askush nuk e di të ardhmen”.

Related posts

TESTI I FUNDVITIT PËRPARA “EURO2024″/ FSHF zbulon rivalin e radhës për kuqezinjtë

F.autor

Neymar nuk e fal Barçën, pretendon 30 milionë euro

Q.Autor

MONTELA NUK E HARRON MILANIN/ Mall kuqezi, çmendem për Higuainin

Isa.Autor

Leave a Comment