Futboll Kategoria Superiore Sport

DHUNA NDAJ GJYGTARIT/ Kreu i shoqatës “plas” bombën: Jeta e arbitrave në rrezik, kërkojmë me…

Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, në konferencën për shtyp të organizuar nga FSHF, mbi dhunën ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti, vuri në rrezik vazhdimin e garës. Ai theksoi se jeta e arbitrave është në rrezik, dhe se Komiteti Ekzekutiv i BASHF, mund të vendosë të mos marrë më pjesë në kompeticion.

Është një momenti i vështirë i futbollit shqiptar. Ngjarje shumë e rëndë që trondit çdo qytetar që shikon pamje të tilla. Jeta e arbitrave është në rrezik. Para jetës së njeriut, nuk mund të vëmë asgjë.

Ne jemi pjesë e Federatës, dhe bashkëpunojmë me to, si me të gjithë aktorët. Ka paragjykime, se pse ne bashkëpunojmë me FSHF. Ne bashkëpunojmë, sepse nuk kemi mundur të sigurojmë një sponsor. Imagjinoni, po të kishim një sponsor, do paragjykohej se ai sponsor ka lidhje me këtë apo atë klub. FSHF është e paanshme, dhe ka për detyrë sigurinë e drejtë të garës.

Një komision, i ndarë në tre nënkomsione, është i organizuar që të ndjekë përgatitjen e arbitrave. Ka probleme, por ne jemi në përpjekje t’i minimizojmë. Ne bashkëpunojmë të ndalojmë ngjarjet në stadiume. Të mbrojmë klubet dhe lojtarët të mos kenë penalitete. Me anën e instruktroëve tanë, kemi bërë këtë periudhë takime me të gjitha klubet, duke interpretuar rregullat, për t’i ndërgjegjësuar  që të mos ndodhin incidente, dhe në fakt, marrëdhëniet me futbollistët kanë qenë shumë më korrekte.

Drejtuesit e klubeve nuk kanë qenë prezent, sepse ata janë kryesorët. Të shqetësuar, dhe të kërcënuar, të pambrojtur, në çdo ndeshje kudo në Shqipëri, kërkojmë me urgjencë të kthehet policia në stadiume. Sot, mblidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i Shoqatës së Arbitrave, dhe mund të marrë, theksoj, mund të marrë masa ekstreme, deri në bojkotimin e aktivitetit, për të shmangur ngajrje të tilla. Nuk po e them me siguri, sepse nuk është ekskluzivitet i imi.” – deklaroi Tahir Kastrati.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Një tjetër sportist rus kundër Putinit, jep mesazhin sensibilizues në një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona prezanton fanellën e sezonit 2018/19 në formën e çuditshme

Sadik.Autor

“Derbi” me Kamzën, Partizani ka njoftim me rëndësi për tifozët

Q.Autor

Leave a Comment