Futboll Seria A Sport

SENSIBILIZOJNË NAPOLIN/ Ja si tifozët e Atleticos kritikojnë “Zonjën e Vjetër”

Pas ndeshjes së të dielës mbrëma mes Napolit dhe Juventus, që mbylli javën e Serie A, ku u verifikuan shumë episode të diskutueshme e dyshimta, shumë tifozë të Atletico Madrid u sensibilizuan me napoletanët, duke sulmuar Cristiano Ronaldo.

Një sensibilizim me interes, sepse në fund, tifozët e Atletico Madrid kanë kërkuar mbështetjene e të kaltërve në ndeshjen e kthimit, që spanjollët do të zhvillojnë në “Allianz Stadium” ndaj Juventus, në takimin e vlefshëm për të tetat e Champions League.

Episodi më i diskutueshëm, edhe sipas trajnerit të Napolit, Ancelotti, ishte ai i ndëshkimit me karton të kuq të portierit të Napolit, Meret, për një ndërhyrje që sipas arbitrit u konsiderua e gabuar ndaj Ronaldos, që u rrëzua në fushë.

“Edhe në Itali, të gjithë kritikojnë Cristianon, është i njëjti simulues. Kundër një Juve vërtetë të shëmtuar, Napoli nuk meritonte të humbiste. Shpresojmë të hakmerremi për ju: të dashur napoletanë, më 12 mars bëni tifo për ne!”, ishte komenti i tifozëve të Atletico Madrid në rrjetet sociale.

Related posts

NJË RIKTHIM DHE SHUMË TALENTE/ Anglia publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian, ja yjet që mungojnë…

Delo.autor

ËSHTË DUKE SHËLQYER NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar transferohet tek Fenerbahce

Delo.autor

ZYRTARE/ U grumbullua me për herë të parë me Kombëtaren, mbrojtësi i talentuar shqiptar firmos me klubin e Serisë A

F.autor

Leave a Comment