Futboll Premier League Sport

PAS DËMTIMIT TË PËSUAR NË GJU/ Solskjaer merr lajmin e keq për sulmuesin, ja sa do të mungojë…

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez do të qëndrojë 6-8 javë pushim, pas dëmtimit që ka pësuar në gju. Lajmin e ka konfirmuar sot Pedro Onate, mjeku i ekipit kombëtar të Kilit në futboll. Ai shtoi se Sanchez ka dëmtuar rëndë ligamentet e gjurit të djathtë. Sipas mjekut, lojtarit do t’i duhen nga 6 deri 8 javë kohë për t’u rikuperuar nga ky dëmtim.

Sanchez u detyrua të lërë fushën e lojës ditën e shtunë, në fitoren dramatike që Manchester United arriti ndaj Southampton me rezultatin 3-2. Kiliani i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar të skuadrës së “djajve”. Ndërkohë që, skuadra e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer përgatitet për ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj PSG-së.

Kjo periudhë e gjatë jashtë fushe do të thotë që lojtari mund të rikthehet vetëm për 2 ndeshjet e fundit të kampionatit, ato ndaj Huddersfield dhe Cardiff. Si dhe mund të jetë në dispozicion për finalen e Champions League apo FA Cup, në rast se “djajtë” arrijnë të kualifikohen deri në fund.

Kiliani u rikthye në fushë në fillim të këtij viti pas një dëmtimi që pat pësuar në kohën kur ekipi drejtohej nga Jose Mourinho, ku qëndroi 6 javë pushim. Tashmë 30-vjeçari bie sërish viktimë e një dëmtimi të rëndë, që mund të mbyllë para kohe aventurën e tij sezonale, madje edhe karrierën me Manchester United.

Related posts

TIRANA PUBLIKOI KËNGËN PËR 100-VJETOR/ Lojtari “Bardheblu” e feston nga shtëpia me vajzën e tij (VIDEO)

Delo.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË EUROPA LEAGUE/ Tottenham mposht “Topçinjtë” me përmbysje në Derbi

Delo.autor

“E PAMUNDUR”/ Reagon Haland: Mos e krahasoni rivalitetin tim me Mbapenë me atë të Mesi-Ronaldo

F.autor

Leave a Comment