Futboll Ligue 1 Sport

RRËFEN AVENTURËN NË FRANCË/ Thiago Silva: Ja kush më bindi të kaloja tek PSG

Kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva, i intervistuar nga mediat braziliane, ka rrëfyer aventurën e tij në Francë. “Një përvojë unike e jetës time. Ishte diçka e bukur, por kam kaluar edhe shumë pengesa. Nuk e mendoja se do të kaloja kaq shpejt nga Milani te PSG, një ekip që 6 vite më parë nuk njihej shumë.

Gjithsesi, në këtë transferim një rol thelbësor luajti Leonardo, që më bindi të kaloja te PSG-ja. Më treguan projektin dhe më bindën. Tani kanë kaluar 6 vite të mbushura me emocione nga më të ndryshmet. Gjithsesi, jam i kënaqur”, tha Silva.

Muajt e fundit është përfolur disa herë për mundësinë e rikthimit të mbrojtësit brazilian te skuadra e Milanit. “Unë nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime. Ajo që di është se kam një kontratë me PSG që skadon në fund të sezonit tjetër (2020).

Në fund të këtij sezoni do të flas me drejtuesit e klubit për të vendosur se çdo të ndodhë nëtë ardhmen. Nëse Milani më kërkon, atëherë Leonardo të vijë e të bisedojë, ashtu sikurse bëri 6 vite më parë. Unë jam gati për çdo projekt të ri”, u shpreh Thiago Silva, tashmë 34 vjeç.

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Solskjaer rikthen yllin që ka veshur 2 herë fanellën e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

HISTORIA E SUPER LOJTARIT/ Adnand Januzaj, fundi i një talenti “të djegur”

Delo.autor

Juventus tregon një tjetër shenjë të transferimit të Ronaldos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment