Futboll Premier League Sport

TELASHET E PARA PËR SOLSKJAER/ Yjet e “Djajve të Kuq” “sherr” për penalltinë e humbur

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se pas ndeshjes Manchester United-Southampton, ku “djajtë” fituan 3-2, ka patur një incident mes sulmuesit Romelu Lukaku dhe mesfushorit Paul Pogba. Sulmuesi belg ka dashur ta gjuante ai penalltinë e fituar nga United në minutat shtesë, por ka ndërhyrë Pogba, që e gjuajti dhe e humbi.

Lukaku, që deri në ato moment kishte shëntuar dy gola, synonte të shënonte edhe një të tretë nga pika e bardhë, por mesfushori francez mori topin. “Pas ndeshjes, Lukaku dhe Pogba patën një debat të ashpër dhe me tone të larta, pasi sulmuesi nuk ishte aspak i kënaqur me kolegun. Ai donte ta gjaunte vetë penalltinë dhe nuk i pëlqeu mënyra se si veproi Pogba”, tha Solskjaer.

“Besoj se tashmë ajo çështje është mbyllur, pasi fituan dhe morëm 3 pikët, në një ndeshje shumë të vështirë. Tani kemi një përballje të fortë përpara dhe shpresoj që kjo situatë të mos përsëritet më, pse do të marr masa”, tha Solskjaer.

Related posts

LARGIMI I LËVIT/ Trajneri tjetër gjerman del hapur: Nuk i them “jo” kombëtares

Delo.autor

Higuain-Icardi/ Vendimi i fundit mes klubeve dëshpëron pamasë tifozët zikaltër

Sadik.Autor

MBËRRIJNË NË TOKIO/ Delegacioni shqiptar përbëhet nga 9 sportistë

Delo.autor

Leave a Comment