Futboll Seria A Sport

I PAZËVENDËSUESHËM TEK “KUQEZINJTË”/ Tiemoue Bakayoko: Do të ishte një mëkat po të kthehesha…

I ardhur te Milani në formë huazimi në gushtin e vitit të kaluar, mesfushori francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm te kuqezinjtë. Për ta blerë 100% kartonin e mesfushorit Milani duhet të paguajë 35 milionë euro, përveç 5 milionëve që ka paguar që në gusht. “Ishte Leonardo ai që më kontaktoi. Nëse do të largohesha nga Chelsea këtë gjë do ta bëja vetëm për Milanin, pasi është klubi që më ka bërë të ëndërroj kur isha fëmijë”, tha Tiemoue Bakayoko.

“Për mua të luaj me Milanin ëhstë një shans i madh. Më dukej një ëndërr kur gjatë bisedimeve në tavolinë ishte edhe Paolo Maldini, një idhull. Ishte diçka e jashtëzakonshme të bisedoja me Leonardo dhe Maldini, dy ikona të Milanit”, thotë Bakayoko. Ai pranon se ka dëshirë që të vazhdojë të luajë me kuqezinjtë edhe pse e di që për t’u realizuar kjo Milani duhet të hapë portofolin.

“Po bëj një sezon të mirë me Milanin edhe pse në fillim më kanë kritikuar. Kjo është normale. Nuk mendoj dot për të ardhmen, por do të bëj gjithçka që të kualifikohemi në Champions. U bënë 5 vjet që këtu nuk dëgjojnë më muzikën e Champions, ndaj ka ardhur koha. Unë jam gati t’i shërbej skuadrës edhe vitin tjetër në Champions League. Shpresoj të qëndroj, do të ishte një mëkat po të kthehesha te Chelsea”, tha Bakayoko.

Related posts

Sergio Ramos ‘shokon’ Real Madridin me deklaratën e tij

Sadik.Autor

PAS 3 VITESH MUNGESË/ Presidenti Abramovic rikthehet në Londër, në axhendë futbollisti i Juventus. Ja emri…

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Triumfoi në derbi, ndërron jetë papritur trajneri 60-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment