Futboll Sport

Senol Gunes, në stolin e Turqisë për sfidën me Shqipërinë

Senol Gunes, trajneri i ri i Turqisë, do të jetë në stol në ndeshjen e 22 marsit ndaj Shqipërisë.

Edhe pse do të marrë drejtimin e Kombëtares me kohë të plotë duke filluar prej datës 1 qershor, trajneri aktual i Besiktasit ka marrë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli dritën jeshile për të qenë në stolin e Turqisë edhe në dy sfidat e para të kualifikueseve të Kampionatit Europian të vitit 2020 që do të zhvillohen në mars.

Kështu, Gunes, i cili rikthehet te Turqia pas 15 vitesh, do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj kuqezinjve në Shkodër, por do ta drejtojë Turqinë edhe 3 ditë më pas në sfidën ndaj Moldavisë.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Turke e Futbollit dhe klubi i Besiktas.

 

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Spanjollët e bëjnë fakt të kryer: Zidan dhe Pogba do të luajnë për…

Isa.Autor

Kategoria e Dytë Grupi B/ Elbasani shpallet kampion, Orikumi në “Play-Off”

Sadik.Autor

Manchester United shfaq interes për Lewandowskin

Q.Autor

Leave a Comment