Futboll Sport

U LARGUA NGA BAYERN PAS 9 SEZONESH/ Martinez surprizon me të ardhmen, 32-vjeçari bëhet shok skuadre me…

Ish-futbollisti i Bajernit për plot 9 sezone, Havi Martinez, i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re.

32-vjeçari është zyrtarizuar ditën e sotme te Qatar Sport Club. Ka qenë vetë klubi nga Doha që me anë të një video në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar goditjen e bujshme në këtë merkato të verës.

“Përshëndetje të gjithë miqve të Qatar SC. Jam i lumtur t’u lajmëroj që do të shihem me ju shumë shpejt. Qëndroni në gatishmëri“, ishin fjalët e Havi Martinez te video e postuar nga klubi.

Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Qatar SC aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Laçit, Antoni Okpotu. 27-vjeçari numëron 4 gola në 18 ndeshje me skuadrën nga Katari. Okpotu dhe kampioni i botës, Havi Martinez tashmë do të jenë shok skuadre…

Related posts

JEP LAMTUMIRËN PAS 9 SEZONESH ME SKËNDERBEUN/ Orges Shehi zyrtarizon: Ky ishte viti i fundit në Korçë…

Delo.autor

Spaleti tregohet i sinqertë: Kaq janë mundësitë tona, s’kemi cilësitë e Napolit

Q.Autor

Courtois: Kudo që të shkoj, e dua edhe Hazardin aty

Sadik.Autor

Leave a Comment