Futboll La Liga Sport

SOLARI NË KRIZË TË THELLË/ Vinicius ka tërhequr ligamentet, ja sa rrezikon

Vincius Junior ka kryer ditën e sotme vizitat e detajuara mjekësore dhe klubi i Real Madridit njoftoi se braziliani ka tërhequr një nga ligamentet e kyçit të këmbës së majtë. Klubi madrilen nuk përcaktoi kohën e rikthimit duke e cilësuar si një proces që do mbetet për t’u parë.

Ndërkohë mediet spanjolle kanë bërë me dije se një dëmtim i tillë kërkon të paktën 2 muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Ky do të ishte një tjetër lajm i rëndë për Solarin, i cili kishte gjetur një sinjal pozitiv tek 18-vjeçari dhe ishte ai që në ndeshjet e fundit po ndihmonte skuadrën në fazën sulmuese me teknikën dhe shpejtësinë e tij.

Related posts

Eugert Zhupa bën “poker”, konfirmohet sërish për Xhiron e Italisë

Sadik.Autor

ATALANTA E PAPËRMBAJTSHME/ Muriel ndëshkon 2 herë Strakoshën në 5 minuta, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

I PËRFUNDON KONTRATA/ Reja shpreh dëshirën, a duhet FSHF t’i ofrojë rinovimin?

Delo.autor

Leave a Comment