Futboll Seria A Sport

NUK NDALET “VATRA E ZJARRIT” TEK INTERI/ Icardi dhe Wanda takojnë Marottan, ja çështja e bujshme

Kur dukej se marrëdhënie mes Mauro Icardit dhe Interit ishte shndërruar në njëlloj zjarri, që nuk ka asnjë dobi t’i frysh më për asgjë, situata duket se ka ndryshuar orët e fundit. Është “Sky Sport”, ai që bën me dije një informacion të minutës së fundit: “Marotta u takua me Icardi dhe Wanda Nara. Për një zgjidhje në interes të palëve”.

Edhe vetë klubi zikaltër e ka bërë publik këtë takim mes palëve. Përmes faqes në Twitter, bëhet me dije: “Zyrtari kryesor i Interit, Giuseppe Marotta, u takua sot me @mauroicardi dhe Wanda Nara. Ishte një takim i përzemërt, që synonte gjetjen e një zgjidhjeje në interes të të gjitha palëve të përfshira”.

Related posts

MILAN-EMPOLI/ “Kuqezinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Piatek

Delo.autor

KUPA E BOTËS “KATAR 2022″/ Botërori do të luhet në dimër me orare të çuditshme, ndeshjet mund të shihen në…

Isa.Autor

Pedrosa dominon provat e lira në Brno, Rossi më mirë se Marquez

Sadik.Autor

Leave a Comment