Futboll Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Juventusi i rikujton “UEFA”-s gjestin e Simeone, ja ku e sheh sfidën e kthimit

Pritja po rritet në hijen e “Wanda Metropolitano”. Pothuajse me siguri, në fakt, UEFA do të bëjë të ditur nesër pasdite vendimin e saj për skualifikimin e mundshëm të Diego Pablo Simeone. Kështu njofton torinezja “Tuttosport”, një gazetë shumë pranë Juventusit, si për t’i kujtuar qeverisë europiane të futbollit gjestin e shëmtuar të trajnerit të Atletico Madridit në ndeshjen e parë me bardhezinjtë.

Sipas saj, vështirë të harrohet festimi pa shije i “Cholo”, pas golit të shënuar nga José María Gimenez kundër Juventusit, pavarësisht se trajneri argjentinas kërkoi falje. Nga kampi bardhezi i kujtojnë UEFA-s nenin 11.2 (“Parimet e sjelljes etike, besnikëri, integritet dhe korrektësi”) të rregullores së vet, për të përcaktuar sjelljen e “papërshtatshme” të trajnerit të Atletico Madridit, i cili, menjëherë pas golit për epërsinë momentale 1-0, u kthye nga tribuna e “Wanda Metropolitano” me duart e vendosura rreth organeve gjenitale.

Në ditët në vijim, Simeone kërkoi falje “për të gjithë ata që mund të jenë ndier të ofenduar nga gjesti im”, duke theksuar, megjithatë, se “kjo falje nuk ka të bëjë me kundërshtarin, sepse në asnjë kohë nuk e kam pasur me tifozët e Juventusit, as për trajnerin dhe lojtarët e tij”. Pikërisht me këtë justifikim, avokatët e trajnerit “Colchoneros” do të mbrohen në shqyrtimin e çështjes nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Ata ngulmojnë se Simeone nuk e pati me askënd, por ishte duke iu referuar lojtarëve të tij, duke lënë të kuptohet se “Atletico Madrid ka bo**. Një pozicion, që përputhet me atë që mbajti “Cholo” menjëherë pas ndeshjes, si në zonën e përzier të stadiumit, ashtu edhe në konferencën për shtyp: “Me atë gjest doja të thoja se kemi tope…” Ky ishte versioni i tij i nxehtë, kur nuk dihej ende se UEFA do të hapte procedim disiplinor kundër Simeone, gjë që mund ta bëjë dënimin e disiplinorit të UEFA-s të jetë i butë.

Related posts

VIDEO/ Barcelona thellon rezultatin, Suarez shënon për katalanasit

Q.Autor

Mbappe ‘trondit’ PSG-në, ja ku do të luajë në të ardhmen

Q.Autor

MOURINHO FESTON SOT PËRVJETORIN UNIK/ 20 vite karrierë si trajner i parë (RRUGA, SUKSESET, TROFETË)

Delo.autor

Leave a Comment