Futboll Sport

BOTËRORI “2022” ME 48 EKIPE/ FIFA “shpërndan” ndeshjet në 3 shtete, ja arsyeja

Sipas “New York Times”, Botërori i vitit 2022 nuk do të zhvillohet vetëm në Katar por edhe në dy shtete të tjera: Oman dhe Kuvajt. Vendimi përfundimtar do të merret në qershor, gjatë kongresit të FIFA-s, ku do të zyrtarizohet numri i shteteve pjesëmarrëse.

Nëse FIFA vendos që në këtë Botëror të jenë 48 shtete, atëherë ndeshjet do të zhvillohen edhe në këto dy vende të tjera. Arsyeja? Katari nuk ka mjaftueshëm stadiume për të zhvilluar e mirëpritur ndeshje të këtij niveli. Ndaj, është e nevojshme që edhe dy shtete fqinje ta ndihmojnë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka këmbëngulur disa herë që të rritë numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Botëror, nga 32 në 48 shtete. Kjo do ta gjente disi të papërgatitur Katarin, që edhe pse ka ndërtuar disa stadiume të reja e moderne ato nuk mjaftojnë. Në këtë mënyrë, Omani dhe Kuvajti, apo edhe ndonjë shtet tjetër, mund të mirëpresin ndeshje të Botërorit.

Related posts

“ICARDI NDRYSHOI ME WANDA NARAN, HUMBI…”/ Zbulon ish-agjenti i yllit, Abian Morano

Delo.autor

SËRISH NË TELASHE/ Mesfushori i Inter i dehur në urgjencën e spitalit

Delo.autor

SHORTI/ Juventusi përballë “surprizës” AJAX. Goglat tregohen bujare edhe me Barcelonën

F.autor

Leave a Comment