Futboll Sport

LOW I LARGOI NGA GJERMANIA/ Ozil ngushëllon: Më vjen keq që lojtarët më të mirë…

Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low ka deklaruar ditën e martë se tre lojtarët e Bayern Munich, Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller, nuk do të grumbullohen më në përfaqësuese.

Padyshim që në Gjermani, lajmi ka qenë i bujshëm dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Lojtarët e përzënë kanë folur, po ashtu edhe klubi i tyre, tani ka ardhur edhe mesazhi i Mesut Ozil, i cili gjithashtu nuk është më pjesë e kombëtares. Bie në sy fakti se ylli i Arsenal-it ka zgjedhur të ngushëllojë vetëm njërin prej të larguarve.

“Kokën lart vëlla im. Që nga fillimet tona te moshat e Gjermanisë kemi festuar shumë suksese së bashku. Je një mik i vërtetë dhe një person i madh si brenda ashtu edhe jashtë fushës,” shprehet mesfushori i Arsenal për Boateng.

“Më vjen keq që lojtarët më të mirë të Gjermanisë në dekadën e fundit duhet të largohen në këtë mënyrë.”

Related posts

Gatuzo me tone të ashpra/ Humbjet s’i duroj as me tim bir, Suso nuk është shpikës

Isa.Autor

Skënderbeu-Kukësi/ Formacionet: Oto Xhon nuk ia del, ja si do rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

KORONAVIRUSI NË SERIE A/ Klubi italian konfirmon, infektohet me COVID-19 ish-lojtari i Inter…

Delo.autor

Leave a Comment