Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Milan largon një mbrojtës, kalon tek rivalët e Serie A

Milani ka shitur zyrtarisht Ricardo Rodriguez te Torino. Ai u ble nga rivalët e kuqezinjëve për një shifër prej 3 milionë eurosh. “Djalli” nuk e kishte në plane, prandaj punoi për t’i gjetur një ekip të ri.

Rodriguez zhvilloi vizitat mjekësore sot dhe u bë dhe zyrtarimi nga klubi. Mediet italiane shkruajnë se zvicerani firmosi deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 1.5 milion euro në sezon.

Sezonin e fundit, Rodriguez e kaloi te PSV, por nuk luajti shumë për shkak të ndërprerjes së kampionatit nga COVID-19. Karriera te Milani nuk i shkoi shumë mirë, pasi nuk u kthye kurrë në një lider në kampin italian.

Related posts

“FURIN BLU” nuk e ndal as Luftëtari/ Teuta në podiumin për në Europë

Isa.Autor

O ÇFARË GOLI/ PERLA e radhës vjen nga Portugalia, ROVESHATË e pabesueshme (VIDEO)

Isa.Autor

“KA SUPER PERSONALITET, MË KA GODITUR”/ Arsenali “i fali” Milanit… Bennacer. Në Londër pendohen keq

Delo.autor

Leave a Comment