Futboll Shqipëri Sport

BOJKOTI I ARBITRAVE/ Gjici: E pa mundur të vazhdohej kështu

Dhuna ndaj arbitrit Hamiti në sfidën Kamza-Laçi ka pasur një efekt të madh në futbollin shqiptar dhe në vazhdimësinë e garës. As dënimi ekzemplar që Komisioni i Disiplinës dha për ekipin e Kamzës, duke e përjashtuar nga çdo aktivitet deri në përfundim të sezonit dhe duke e zbritur më pas dy kategori më poshtë, nuk ka qetësuar arbritrat të cilët ndihen të pa sigurt për jetën.

Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar doli më një vendim befasues duke bojkotuar futbollin në nivel kombëtarë. Ashtu si drejtuesit e Federatës edhe Bashkimi i Arbitrave kërkon rikthimin e Policisë në stadium, një vendim që për presidentin e Kukësit Safet Gjici është i drejtë.

I kontaktuar nga BalkanWeb, Gjici theksoi se është e pa mundur të vijohet gara në këto kështu: “Vendimi i arbitrave ishte i drejtë. Në këto kushte është e pamundur të vijohet gara, pasi situata mund të precipitonte akoma më shumë. Prezenca e Policisë në stadiume është e domosdoshme për sigurinë e garës, u shpreh Gjici, i cili shtoi se për ekipin e tij ky vendim nuk ka asnjë efekt.

Related posts

“Skenari” i Memës: Të mbyllen sa më shpejt borxhet, me 3 përforcime Tirana është për titull

Sadik.Autor

FORMACIONI MË I MIRË NË SERIE A/ Në bazë të statistikave dominojnë Milan e Napoli , ja ekipet jashtë liste

Delo.autor

“SFIDON” MACRON PËR FJALËT NDAJ ISLAMIT/ Khabib: Fshihet pas sloganit të lirisë dhe ofendon ndjenjat tona

Delo.autor

Leave a Comment